Kalo te përmbajtja

3 min lexim

FITMOM i avancuar

Stërvitja e avancuar është një formë stërvitjeje që kalon përtej aktiviteteve të zakonshme dhe të lehta të përditshme. Ajo kërkon përkushtim dhe teknikë, dhe shpesh është pjesë e programeve që…

Stërvitja e avancuar është një formë stërvitjeje që kalon përtej aktiviteteve të zakonshme dhe të lehta të përditshme. Ajo kërkon përkushtim dhe teknikë, dhe shpesh është pjesë e programeve që synojnë përmirësimin e performancës fizike në nivele të larta. Kjo mund të përfshijë aktivitete si ngritja e peshave, stërvitja HIIT (High Intensity Interval Training), ose trajnime për sporte të caktuara. Stërvitja e avancuar jo vetëm që përmirëson shëndetin e përgjithshëm, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e forcës, të qëndrueshmërisë dhe të energjisë, duke ndihmuar individët të arrijnë nivele më të larta të performancës fizike dhe të përballojnë kërkesat e jetës aktive.

1. Përmirësimi i performancës fizike
Një nga përfitimet kryesore të stërvitjes së avancuar është përmirësimi i performancës fizike. Ky lloj stërvitjeje synon të rrisë kapacitetin aerobik dhe anaerobik, për të mundësuar përballimin e detyrave dhe të aktiviteteve që kërkojnë energji të shpejtë dhe të qëndrueshme. Me kalimin e kohës, stërvitja e avancuar ndihmon në përmirësimin e shpejtësisë, forcës, qëndrueshmërisë dhe fleksibilitetit, duke i mundësuar individëve të arrijnë nivele më të larta të performancës në sport, punë fizike ose aktivitete të përditshme.

2. Rritja e forcës dhe e masës muskulore
Stërvitja e avancuar është thelbësore për individët që duan të rrisin masën muskulore dhe forcën. Trajnimi i peshave dhe ushtrimet intensive si deadlifts, squats, dhe bench press janë disa nga teknikat që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Me një program të mirë dhe ndihmën e ushqimit të duhur, individët mund të rrisin masën muskulore dhe të përmirësojnë forcën e trupit. Kjo jo vetëm që ndihmon për të arritur një trup më të tonifikuar dhe të fuqishëm, por gjithashtu përmirëson funksionin e përditshëm të trupit dhe zvogëlon rrezikun e dëmtimeve.

 

3.Forcimi shëndetit mendor dhe lufta kundër stresit
Stërvitja e avancuar ka një ndikim të madh në shëndetin mendor. Aktivitetet fizike të intensitetit të lartë nxisin prodhimin e endorfinës, hormon që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe në uljen e stresit dhe ankthit. Kjo është shumë e rëndësishme për ata që janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta stresi në jetën e përditshme ose punë.

Nëse jeni nënë dhe keni mbaruar programin postpartum, tani është koha të kaloni te programi i avancuar në mënyrë që të rrisni intesitetin e stërvitjes dhe të kaloni në një tjetër nivel stërvitjeje.
Për më tepër informacion mbi këtë program shkoni te FITMOM i avancuar dhe aty do të gjeni të gjitha të dhënat e nevojshme.
Ky program është i përshtatshëm edhe për vajzat të cilat nuk janë nëna.

03

Vazhdo leximin

Shiko blogun

2 min lexim

FITMOM personal

FITMOM i personalizuar është një zgjidhje perfekte për secilën që dëshiron të marrë një shërbim të personalizuar në bazë të nevojave dhe problematikave që ka. Ky shërbim përfshinë:

Lexo më shumë

3 min lexim

FITMOM mbaslindjes

Pas lindjes, trupi i nënës kalon në një periudhë të rikuperimit dhe të përshtatjes dhe aktiviteti fizik luan një rol kyç në këtë proces. Stërvitja pas lindjes jo

Lexo më shumë

04

Njohuria është fillimi. Lëvizja është hapi tjetër.

Kur je gati, zgjidh programin që përputhet me fazën tënde.

Shiko programet Gjej programin tënd